Mercedes zbulon makinën e saj elektrike pikërisht rreth dy javë para fillimit të Botërorit të Formula 1 dhe pak ditë nga E Prix i Hong Kongut, makinë që do të garojë në kampionatin e ardhshëm të Formula E. Skuderia gjermane do të jetë pjesë e këtij kompeticioni në periudhën 2019-2020 dhe e prezantoi makinën e saj EQ Silver Arroë 01 pikërisht në sallonin e makinave në Gjenevë
‘Formula E do të bëhet një sfidë tjetër e jona-tha Toto Volf-synojmë që të shfaqim aftësitë tona në njësitë elektrike të garave automobilistike dhe t’i japim një shtysë markës EQ’.
Me pak fjalë Formula E po përgatitet të mirëpresë në radhët e saj një konstruktor me peshë në kompeticionet e garave automobilistike për të treguar edhe njëherë se e ardhmja e makinave të garavë është e destinuar të jetë elektrike.
sfidanti.al