Inter e Milan ristrukturojnë San Siron; një stadium i ri me 60 mijë vende

Pas një periudhe të gjatë kohe me arsyetime, reflektime dhe vlerësime të cdo lloji, Interi dhe Milani vendosën më në fund që të rinstrukturojnë San Siron për të krijuar një impiant të ri. Lajmi publikohet nga e përditshmja italiane ‘La Repubblica’ sipas së cilës klubi kuqezi e ka bërë me shumë siguri zgjedhjen e tij, ndërkohë që shumë shpejt pritet edhe përgjigjja e zikaltërve që duket se janë të bindur nga kjo zgjidhje e re.

Bëhet fjalë për një stadium me 60 mijë vendesh që do të ndërtohet në hapësirën ku aktualisht është parkingu i Meazzës. projekti flet për një stadium që do të jetë më inovativi në Evrope dhe që do të ketë një kosto prej 600 milionë Euro. Një pjesë e kësaj kostoje do të financohet nga të drejtat e emrit vlera minimale për të cilat arrin në 25 milionë Euro në vit. Ideja është që San Siro i ri të ndërtohet sipas modeleve të Mercedez Benz Arena e Atlantës dhe MetLife i New Yorkut

Objektivi i dy ekipeve milaneze është që të kthehen të konkurrojnë në nivelet më të larta sa më shpejt të jetë e mundur dhe një stadium i ri është hapi i nevojshëm që duhet ndërmarrë për të rritur të ardhurat dhe për të reduktuar hendekun me klubet e tjerë të mëdhenj të Evropës.

sfidanti.al