Formula 1, Toto Volf ‘braktis’ garën e Brazilit: Për cështje më të rëndësishme

Mercedes nuk do të ketë Toto Volf në bokse  në Cmimin e Madh të Brazilit në Botërorin e Formula 1. Ishte vetë drejtuesi I skuderisë gjermane që konfirmoi këtë lajm për mungesën e tij në këtë ndalesë të Botërorit.

‘Brazili do të jetë gara e parë që nga 2013 ku unë nuk do të jem I pranishëm-tha Toto Volf-tani që janë fituar si titullin për konstruktorë  ashtu dhe për atë për pilotë, do të qëndroj në Evropë për t’u marrë me cështje të tjera të rëndësishme. Nuk është se jam I ngoput. Të gjithë janë të vendosur për t’u përmirësuar vazhdimisht. Kemi edhe dy gara për të zhvilluar deri në fund të kampionatit dhe duam t’I fitojmë. Brazili ngjall kujtime të këndshme, si ato të vitit të kaluar kur fituam titullin për konstruktorë. Pas pushimeve të verës nuk ishim më më të mirët në kualifikuese, por në Austin fituam pole position, kështu që do të luftojmë për të qëndruar përpara që në kualifikueset e së shtunës.

Sfidanti.al