‘Ju përzë të gjithëve’; De Laurentis, shet gjysmën e Napolit?

‘Ju përzë të gjithëve’; ky është në mënyrë të përmbledhur mendimi I Aurelio De Laurentis që ndodhet në Los Angeles ndërkohë që projekton Napolin e së ardhmes. Bëhet fjalë për një revolucion të vërtetë në skuadër ku shumë emra të mëdhenj dhe simbole të ekipit do të shiten pas rebelimit për grumbullimin e dëtyruar të imponuar prej tij

Presidenti I Napolit kërkon vërtet të bëjë spastrime teksa do të largojë të gjithë ata që nxitën revoltën dhe nën akuzë janë nga Mertens e Kajehon duke kaluar te Insinje, Alan, Gulam, Hysaj dhe Kulibali, madje edhe Anceloti është në dyshim për qëndrimin e tij në pankinë.

Mertens e Kajehon janë ndoshta cështjet më të nxehta te Napoli me futbollistët që kanë kontratat e tyre me dskuadrën në muajin qershir. Të dy lojtarët së fundmi kanë refuzuar rinovimin e kontratës dhe po përgatisin tashmë valixhet. Largimi I tyre duhet të jetë I menjëhershëm dhe në janar do të punohet për  gjetjen e një zgjidhje. Për belgun është shfaqur një lloj interesi nga Interi, ndërsa spanjollin e kërkon Benitez te Dalian Jifang. De Laurentis dhe Xhuntoli shpresojnë që të përfitojnë dicka nga shitja e tyre, për të mos I humbur ata me parametra zero.

Edhe Alan kërkon të largohet, por në rastin e brazilianin është e vështirë që të dalë ndonjë klub që paguajë rreth 90 milionë Euro, një ofertë të cilën e bëri në të kaluarën Paris Sën Zhermeni. Vlera përgjysmohet për brazilianin. E njëjta histori edhe për Insinje e Kulibali, dy simbole që tani janë në merkato për kontrastet me presidentin, por edhe tifozët e Napolit.Po kështu do të largihen edhe Gulam e Hysaj për të plotësuar spastrimet e Aurelio De Laurentis.

Sfidanti.al