Bejl kthehet në cështje;grumbullohet nga Uellsi, por Reali e deklaron të dëmtuar

Te Reali I Madridit shpërthen sërish cështja Garet Bejl që gjatë verës ishte shumë pranë largimit nga Los Blancos. Sulmuesi nuk luan që nga 5 tetori, zyrtarisht për shkak të një dëmtimi muskular në pulpë. Megjithatë trajneri I përfaqësueses së Uellsit, Rajan Gigs  e ka grumbulluar atë për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Euro 2020 kundër Azerbajxhanit dhe Hungarisë.

Por jo vetëm kaq, këtë të hënë duket se Bejl është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës në përfaqësuesen e tij. Kjo ka bërë që në median spanjolle të ngrihen dyshime të mëdha në lidhje me Garet Bejl dhe me të drejtë lind pyetja; uellsiani është apo jo I dëmtuar?

Në fakt nuk janë të paktë ata që mendojnë se ky I Bejl është një ‘dëmtim diplomatik’ duke qenë se uellsiani te Reali I madridit nuk është më zgjedhja e parë e Zidane dhe në janar mund të bëjë sërish gati valixhet. Në verë Bejl e kërkuan klube angleze, por edhe në Itali ka ekipe që I vlerësojnë aftësitë e tij dhe një prej tyre është edhe Interi I Antonio Kontes që pas dëmtimit të Politanos dhe Sancez nuk ka shumë lojtarë në dispozicion për repartin e sulmit.

Sfidanti.al