Shefi Ekzekutiv në largim i Liberty media, Chase Carey që në 2021 do të zëvendësohet nga Stefano Domenicali, bëri të ditur një plan afatgjatë ku parashikohet zgjerimi i mëtejshëm i kalendarit të Botërorit të Formula 1 duke e cuar në 24 numrin e garave, me disa prej Cmimeve të Mëdha që debutuan këtë vit si candidate për të hyrë në kalendar.
Carey gjatë një videoconference me investitorët shpjegoi se shumë lokalitete ku u garua këtë vit kanë shfaqur interesin për gara të reja dhe vende të tjera kanë interesin më të fortë se kurrë. Mes këtyre garave janë edhe ato të Italisë në Mugello dhe Imola.
‘Presim të kalojmë në një kampionat me 24 gara në vitet e ardhshme dhe me shumë mundësi do të bëjmë rotacion disa gara në mënyrë që të pranojmë disa partnerë të rinj-tha Carey-por do të jenë të limituara pasi partneritetet afatgjata vazhdojnë të jenë prioriteti ynë’.
Carey më pas këmbënguli në faktin se pavarësisht sfidave të krijuara nga Covid-19, Formula 1 do të jetë ne gjendje që të kthehet thuajse në normalitet në vitin 2021.
‘Objektivi, është kryesisht që të kthejmë publikun në gara-tha Carey-po planifikojmë eventet e 2021 me tifozë që do të përbëjnë një eksperiencë pranë normalitetit dhe që presin që akordet tona të respektohen’.
Sfidanti.al