Mjaft futbollistë janë kthyer së fundmi nga ekipet kombëtare, por në Bavari nuk ka sulme ndaj ndeshjeve të Ligës së Kombeve, siç bëjnë në Angli, Klopi apo Murinjo. Në të kundërt, Hansi Flik i Bajernit nuk duket edhe aq i shqetësuar, ndërsa gjendjen e skuadrës së tij e paraqet shumë të mirë. “Unë nuk e prisja aspak këtë gjë, – thotë ai, – intensiteti dhe cilësia ishte që nga fillimi deri në fund të seancës stërvitore. Ne punuam mirë dhe jemi shumë mirë të përgatitur”.
Bajernit i mungojnë Xhoshua Kimih dhe Alfonso Dejvis, që do të jenë minus për një kohë të gjatë, por po ashtu as Korenten Toliso nuk është i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Verderit (e shtunë, 15:30). Fliku ka disa alternativa, por Havi Martinez nuk mund të përballojë 3 ndeshje në javë në moshën 32-vjeçare ndaj edhe në ekip janë të rinjtë Mark Roka (23 vjeç) dhe Nianzu, që ishte për herë të parë në skuadër.
Sfidanti.al