Me 4 gara të anuluara e të shtyra, sezoni I ri I Formula 1 mund të nisë në 3 maj nga Holanda, por edhe në këtë rast përdorim fjalën ‘mund’, pasi Liberty Media ka folur edhe për mundësinë që ajo të ndodhë në fund të muajit maj që duket një zgjidhje akoma më shumë realistike duke vënë në dyshim jo vetëm Zandvoort, por edhe garën pasardhëse në Spanjë.
Drejtori Sportiv I Formula 1 Ross Brawn, gjithsesi mbetet optimist edhe pse dyshimet janë të mëdha.
‘Mendoj se duke u cliruar nga pushimet e gushtit, kemi në dispozicion disa fundjava për të garuar dhe mund të organizojmë një kampionat të mirë për pjesën e mbetur të 2020-tha Brawn-sezoni do të nisë më vonëm, por mendoj se do të vazhdojë të jetë entuziazmant. Jam mjaft optimist për faktin se mund të kemi 17-18 gara në mos më shumë nga 22 që ishin fillimisht në kalendar.
Ross Brawn nuk e përjashton mundësinë që të garohet në 3 të diela radhazi, por do të duhet të rëduktohen fundjavat në pistë nga 3 në dy ditë.
‘Po e diskutojmë, mund të jetë një opsion-vijoi Brawn-mendoj se është e nevojshme që këtë vit të shfaqet fleksibilitet nga ana e skuadrave, rrethanat janë të pazakonta dhe duhet që të bëjmë të mundur të kemi një sezon të mirë dhe që u jep mundësi të mira ekonomike, skuderive’.
Sfidanti.al