Formula 1 rifillon; 2 gara në Silverstone, konfirmohet edhe ajo e SPA

Formula 1 do të organizojë 2 gara në pistën e Silverstone me dyer të mbyllura në 26 korrik dhe 2 gusht, ndërkohë që në 30 gusht pritet të zhvillohet Cmim i Madh i Belgjikës në SPA.

‘Jam shumë i lumtur që konfirmoj arritjen e një akordi mes administratorëve të Silverstone dhe drejtuesve të Formula 1 për zhvillimin e 2 garave me dyer të mbyllura-tha Drejtori I pistës angleze, Stuart Pringle-tani këto dy gara do të duhet të marrin edhe miratimin e qeverisë, ndërkphë që prioritet është siguria e të gjithëve duke respektuar masat kufizuese të vendosura për shkak të Covid-19. Dua të falenderoj të gjithë tifozët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë në këtë periudhë dhe I sigurojmë se do të bëjmë gjithcka mundemi që Formula 1 të ketë spektaklin e saj gjatë verës’.

Ndërkaq në SPA , qeveria lokale miratoi zhvillimin e garës në fundjavën e 30 gusht-1 shtator, edhe në këtë rast pa praninë e publikut në tribunë. Belgjika vendosi që të ndalë zhvillimin e eventeve massive deri në 31 gusht dhe për garën e SPA u ngritën pikëpyetje, event që tani ka rrugën e lirë për t’u zhvilluar

‘Qeveria na dha lejen për të organizuar më në fund garën-tha Përgjegjeësi komercial i garës belge, Stijn De Boever për motorsport.com-kemi arritur një akord paraprak me Formula 1, por do të duhet edhe aprovimi i autoriteteve. Ideja ësgtë që të kemi një bashkëpunim për organizimin, por pa paguar asgjë për  garën. Gara e SPA është në kalendarin e F1 prej 50 vitesh dhe është dicka pozitive për të gjithë vendin’.

Sfidanti.al