Të gjithë futbollistët e Tottenhami Hotspur kanë rezultuar negativë në testet për coronavirus, një lajm që është konfirmuar nga sulmuesi anglez Harry Kane.
‘Prej një jave kemi nisur të shkojmë në fushat e qendrës stërvitore-tregon Harry kane-na lejojnë të shkojmë një nga një me një anëtar të stafit teknik në fushë duke u distancuar nga të tjerët. Na bënë tëstet ditën e hënë; të gjithëve futbollistë e punonjës dhe të gjithë rezultuam negativë, që është dicka fantastike’
Premier League gjatë kësaj jave zhvilloi një sërë takimesh për të marrë miratimin e planit për rifillimin e kampionatit dhe një prej masave të marra ishte kalimi i protokollit të stërvitjeve te futbollistët dhe trajnerët. Për më tepër, qeveria britanike ka lejuar qe Premier League të rifillojë në muajin qershor. Hapi I radhës është që të binden futbollistët se Liga do të rifilloje në kushte sigurie dhe se stërvitjet në grup të kthehen javën e ardhshme.
Sfidanti.al