Formula 1, në Monza komandon Mercedes ne provat e lira

Në Formula 1 edhe Çmimi i Madh i Italisë do të jetë një cështje mes Mercedes dhe Ferrarit. Në provat e lira të zhvilluara në Monza, këto dy skuadra bënë pothuajse një garë më vete në krahasim me të tjerët ku më të shpejtët ishin padyshim pilotët e ‘Shigjetave të Argjendta’.  Për garën e së dielës gjërat do të jenë akoma më të lehta për Mercedes e Ferrarin duke parë se Red Bull do të largohet ca për shkak të penalizimit të Ricciardos e Verstappen duke qenë së ndërruan njësinë e fuqisë së motorit. Por le të kthehemi te provat e lira, e thamë që Mercedes ishte më i shpejti ku ai që shkëlqeu ishte Valtteri Bottas. Piloti finlandez shënoi kohën më të shpejtë të ditës teksa e përshkoi pistën e Monzës me 1 minutë 21 sejkonda e 406 të mijtat duke e lënë në vendin e dytë Hamilton me vetëm 56 të mijtat më shumë. Përsa i përket Ferrarit, ai që ishte më i shpejti në adhët e Kokëkuqes italiane ishte Vettel i renditur i treti që e la pas Kimi Raikkonen në vendin e katërt.

sfidanti.al