Giorgio Chiellini bëm me dhimbje koke Giampiero venturën. Mbrojtësi i përfaqësueses italiane pësoi një dëmtim në pulpën e këmnbës së djathë vetëm pak orë përpara nisjes së skuadrës në drejtim të madridit që do të thotë se ai nuk do të jetë në sfidën e rëndësishme ndaj Spanjës. Mësohet se tashmë Chiellini është kthyer në Torino për të kryer ekzaminimet nga stafi mjekësor i juventusit. chiellini e pësoi dëmtimin gjatë seancës së fundit stërvitore të skuadrës italiane në paraditen e së premtes, një problem ky që ishte i pamundur për t’u zgjidhur në harkun e vetëm pak orëve. Për të zëvendësuar Chiellinin në sfidën me Spanjës, ventura mund të zgjedhë Ruganin që të luajë përkrah Bonuccit dhe Barzaglit, ndërkohë që një opsion është edhe aplikimi i skemës 4-2-4 me Darmian e Spinazzola së bashku me Barzaglin e Bonuccin.
sfidanti.al