Mbappe jep mesazhin e parë: krenar që u bashkova me PSG

Kylian Mbappe ditën e enjte u bë zyrtarisht futbollist i Paris Saint Germain, por ai nuk vonoi shumë që të japë mesazhin e tij të parë për tifozët e kësaj skuadre. Sulmuesi 18 vjecar që kontriboui në fitoren 4-0 të Francës ndaj Holandës duke shënuar golin e katërt për skuadrën e tij, iu drejtua rrjeteve sociale për të dhënë këtë mesazh të tij. ‘Jam krenar që u bashkova me Paris Saint Germain-shkruan ai në profilin e tij, një postim që është shoqëruar edhe nga një foto e Mbappe me fanelën e skuadrës pariziene. Paris Saint Germain e siguroi shërbimin e Mbappe nga Monaco në formë huazimi për një vit me opsion blerjen e tij për  180 milionë Euro.

sfidanti.al

.