Formula 1, në Çmimin e Madh të Las Vegasit, bileta 3 000 USD quhet e lirë!

Priten ditë të këqija për ata që duan sportin e shpejtësisë në SHBA. Sipas njoftimeve mediatike, biletat do të jenë tepër të shtrenjta për Çmimin e Madh të vitit të ardhshëm në Las Vegas dhe flitet se më të lirat do të jenë 3 000 USD. Natyrisht, në SHBA ka njerëz që mund të mos i kenë problem 3 000 USD, por gjithsesi çmimi është i lartë dhe jo kushdo mund t’i ndajë veç këto para për kënaqësi të tillë. Ndërkaq, çmenduria është e plotë për zonat më të shtrenja për tifozët, që do të jenë ata që zakonisht mund të paguajnë më shumë. Flitet për 1 milionë USD për copë.

Sfidanti.al