Është e qartë që me një turne të tillë do të kishin shumë më tepër të ardhura. Siç e ka bërë të qartë Florentino Perez i Realit të Madridit, klubet pjesëmarrëse të Superligës Europiane do të merrnin disa herë më tepër fitime nga ky organizim sesa nga kampionatet ku luajnë apo Championsi. Gjithsesi, presidentit të La Ligës, Havier Tebas, nuk i ka pëlqyer krahasimi që Zhoan Laporta, president i Barcelonës, i bëri dy kampionatit spanjoll me atë anglez, me nënkuptimin se La Liga po mbetet prapa dhe se Premier Liga po fuqizohen gjithnjë e më shumë. Tebasi nxjerr të dhënat sipas të cilave, vërtet Premieri merr më shumë të ardhura nga e drejta televizive sesa La Liga, por Reali e Barcelona marrin thuajse po aq fitime nga e drejta TV sa Man. Siti, Liverpuli, Totenhemi, Arsenali apo Çelsi. Konkretisht, fitojnë mbi 160 milionë euro, ndërsa Siti merr 176 milionë e Liverpuli 174.
Sfidanti.al