Sharl Lëklerk do të ketë një motor të ri në Cmimin e Madh të Brazilit, gara e parafundit e Botërorit të Formula 1 dhe kjo do t’I kushtojë 10 pozicione në startin e garës në pistën e Interlagosit. Motori që iu dëmtua në garën e Austin në Texas ishte I pamundur që të riparohej kështu që Ferrari vendosi që ta zëvendësojë me një të ri që do t’I japë mundësi pilotit nga Monako që të garojë me një njësi të fuqisë mëse të besueshme
‘Sharl do të ketë mundësi që të garojë me një motor të ri duke qenë se jo aktuale iu dëmtua të shtunën në Austin duke na detyruar që të montonim një motor të përdorur dhe më pak potent për pjesën e mbetur të fundjavës së asaj gare-tha Matia Binoto-pajisaj e makinës së Leklerk me motor të ri do të thotë një penalizim me 10 pozicione në startin e garës , por në Sao Paulo presim që të kthehemi në nivelet tona përsa I përket paraqitjeve tona dhe të shfaqim shpirtin luftarak për të mbyllur sa më mirë këtë sezon. Do të jetë me rëndësi për ne për të konfirmuar se po bëjmë progres me makinën tonë dhe për të shkuar në këtë situatë në këto pozita edhe në pushimet dimërore’.
Sfidanti.al