Zvicër, Baloteli gjobitet, I hiqet patenta për 3 muaj

Mario Baloteli ka probleme edhe me rregullat e qarkullimit rrugor. Sulmuesi I Breshias u gjobit në Zvicër me 100 Franga Zvicerane(90 Euro) për thyerje Kodit Rrugor dhe nuk do të mund të drejtojë makinën për 90 ditë në territorin helvet. Balotelit iu tërhoq patenta  për periudhën 31 dhjetor 2019-30 mars 2020, një vendim ky që  është edhe në Fletoren Zyrtare të 12 nëntorit.

Kjo sepse në dokumentat e futbollistit nuk figuron ende adresa e tij në Brescia me Balotelin që rezulton ende me rezidencë në Francë ku aktivizohej deri në sezonin e kaluar.

Sfidanti.al