Gjithcka në rregull, Ronaldo u stërvit normalisht me Portugalinë

Kristiano Ronaldo është mirë dhe në gjendje për të luajtur me Portugalinë. Pas zëvendësimit nga Sarri gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Milanit për ‘probleme fizike të lojtarit në ditët e kaluara, ylli portugez I Zonjës së Vjetër u stërvit rregullisht me përfaqësuesen e vendit të tij, Portugalinë për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 mes Lituanisë dhe Luksemburgut.

Sipas medias portugeze, sulmuesi 34 vjecar punoi pa probleme dhe kufizime me pjesën tjetër të skuadrës e për më tepër ishte në një humor të mirë. I pyetur për gjendjen e Kristiano Ronaldo, sulmuesi Gonsalo Pasiensia në një intervistë për ‘A Bola’ tha: ‘Nuk e di nëse është gati, nuk jam I diplomuat për mjekësi, por unë e pashë mirë.  Ajo që ka më shumë rëndësi është se ai ndodhet këtu sepse është më I miri në botë’.

Sfidanti.al