Formula 1, mendohet për sezonin 2020; do të nisë në 15 mars

Sezoni aktual i Formula 1 nuk ka arritur ende në gjysmën e tij, e megjithatë drejtuesit e këtij kampionati janë projektuar drejt Botërorit të vitit të ardhshëm që është edhe edicioni i 70 i Formula 1. Drejtuesit e Formula 1 kanë bërë të ditur zyrtarisht datën e nisjes së këtij kampionati që do të jetë në 15 mars të 2020 gjithnjë në Melbërn të Australisë.

Në fakt për pistën australiane do të jetë një festë e dyfishtë, pasi ky cirkuit do të festojë 25 vjetorin e tij në kalendarin e Formula 1

‘Jemi të lumtur të bëjmë të ditur se sic ndodh cdo vit prej shumë kohësh, sezoni i ri i Formula 1 do të nisë në Melbërn-tha kreu i Liberty Media që zotëron të drejtat e Formula 1, Cejsk Keri-pista Albert Park është një prej vendeve më popullore, i vlerësuar në maksimum nga ata që punojnë në paddockun e Formula 1. Pritja plot entuziazëm e të apasionuarve australianë e bën këtë Cmim të Madh me të vërtetë të vecantë. Nuk mund të ketë vend më të mirë për të nisur botërorin e 2020 që do të jetë domëthënës për ne pasi festohet 70 vjetori i Formula 1’.

sfidanti.al