Një ‘rrufe’ e re në atletikë, Noah Lajls përshkon 200 m për 19.50 sekonda.

Atletika duket se ka gjetur pasuesin e denjë të Usain Bolt. Bëhet fjalë për Noah Lajls që i suprizoi të gjithë teksa fitoi në disiplinën e 200 me në Diamond League të Lozanës me kohën 19 sekonda e 50 të qintat duke thyer rekordin e mitingut që mbahej pikërisht nga rekordmeni botëror i kësaj gare, Usain Bolt.

Por jo vetëm kaq, 21 vjecari që regjistroi edhe paraqitjen e tij më të mirë me këtë fitore shënoi edhe kohën e katërt më të mirë në historinë e garave të kësaj distance. Para tij qëndrojnë pikërisht Usain Bolt më 19.19 sekonda, Johan Blejk me 19.26 sekonda dhe Majkëll Xhonson me 19.32 sekonda.

Por Lajls nuk ishte i vetmi që e mbylli garën me një kohë nën kufirin e 20 sekondave. Ai me shpejtësinë e tij tërhoqi nga pas edhe Aleks Kinones, Andre De Grasse dhe Aron Braun.

sfidanti.al