Romario i dashuruar; 53 vjecari në lidhje me një vajzë 22 vjecare

Romario po përjeton një dashuri të re. Ish futbollisti brazilian, tashmë në moshën 53 vjecare i ka prezantuar botës të fejuarën e tij të re, 31 vjet më të re se vetja. Bëhet fjalë për Ana Karolinë Nazario e cila në profilin e saj në Instagram i dedikoi Romarios një mesazh shumë romantik.

‘Zemër, në jetë asgjë nuk ndodh rastësisht, ka gjithmonë një arsye. Njerëzit hyjnë në jetën tonë për një motiv e për të na mësuar dicka dhe ti më mësove të dashuroj. vetëm unë e di se cfarë ndjej për ty-shkruante Ana Karolinë Nazario që mesa duket nuk e ka aspak problem diferencën në moshë me Romarion.

sfidanti.al