Dje në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin “O2” të Londrës të gjitha veturat e Formulës 1 bënë paraqitjen e tyre të parë. Eventi nuk është rastësor pasi si kurrë më parë të gjitha veturat hoqën vellon në një mbrëmje gala. Kjo zgjedhje është bërë nga drejtuesit e Formulës 1 pasi Botërori i 2025-ës përket me 75 vjetorin e krijimit të këtij kampionati. Sipas organizatorëve mbrëmja e djeshme nuk ishte vetëm një grumbullim ku 10 veturat e Botërorit të Formulës 1 do të tregojnë risitë aerodinamike, por edhe një mbrëmje spektakli pasi të ftuar ishin edhe këngëtarë si Kane Brown, Machine Gun Kelly dhe Take That. Ndërsa kompozitori Brian Tyler interpretoi “Are we dreaming”. Ndërsa e tërë shfaqja u prezantua nga Jack Whitehall.
sfidanti.al