“The Times”, Tomas Tuhel ka humbur gjysmën e takimeve të Premier Ligës

Tomas Tuhel ka munguar në më shumë se gjysmën e fundjavave të Premier Ligës që prej momentit kur u emërua në krye të stolit të “Tre Luanëve”. Tekniku gjerman ka qenë i pranishëm në vetëm dy prej pesë javëve që janë luajtur në Premier League që prej 1 janarit. Sipas “The Times”, Tomas Tuhel ka snobuar edhe ndeshjet e “FA Cup” si dhe gjysëmfinalet e “Carabao Cup”.

Gjermani fundjavën e kaluar u pa në “BayArena” ku së bashku me ndihmësin e tij besnik (Berri) ndoqi ndeshjen e madhe mes Bajer Leverkusen dhe Bayern Munchen. Me këtë vendim Tuhel ndryshon shumë prej paraardhësit të tij. siç dihet Garet Sauthgejt dhe asistenti i tij Stiv Holland kanë ndjekur mesatarisht pesë ndeshje të Premier Ligës në javë.

sfidanti.al