Formula 1, makina e Vettel, telaj i ri për në garën e Barcelonës

Ka të reja për makinën SF1000 të Sebastian Vettel që kërkon të kthehet me prepotencë në drejtimin e Kokëkuqes italiane. Makina e pilotit gjerman në prag të Cmimit të Madh të Katalonjës në Barcelonë do të jetë me një telajo të re. Ai që e konfirmoi këtë ishte inxhinieri Simone Resta. ‘Vendosëm të zëvendësojmë telajon e makinës së Vettel pas analizës së kryer të të dhënave të Silverstone ku u evidentua një anomali e vogël-tha Resta

Sipas Restat nuk kishte asgjë me rëndësi në lidhje me paraqitjen, por nuk kishte arsye se për mos të procedohej në këtë aspekt.

‘Shkojmë në Barcelonë të ndërgjegjshëm se nuk do të jetë një fundjavë e lehtë për Ferrarin duke marrë në konsideratë atë që pamë në muajin shkurt-shtoi Resta-thënë këtë, në 5 garat e deritanishme kemi punuar shumë në tentativë për të përmirësuar  paraqitjet në pistë të makinës dhe për të nxjerrë në pah te gjithë potencialin

Për kreun e skuadrës që punon me shasinë e Ferrarit, është e rëndësishme që të tregohet kujdes temperaturave të asfaltit që parashikohen të jenë mbi 40 gradë sepse moti I nxehtë do të jetë një faktor i rëndësishëm sidomos në rendimentin e gomave ashtu sic u pa edhe në garat e fundit të zhvilluara në Silverstone.

Sfidanti.al