Ferrari dhe Renault mbeten vetëm në luftën ligjore në lidhje me apelin e bërë për cështjen Racing Point. McLaren dhe Williams kanë vendosur të tërhiqen nga kjo betejë që ka të bëjë me vendimin e FIA të dhënë në drejtim të Racing Point për ‘kopjim’ të tubave të frenave tnga ato të Mercedes. Komisarët e FIA vendosën të ndëshkojnë skuadrën e Racing Point me 400 mijë Euro gjobë dhe një penalizim me 15 pikë në kampionat pasi sipas tyre kjo skuderi nuk i ka projektuar tubat e frenave pa një ndihmë nga jashtë
Ishte ky një veprim që nuk u pëlqyen nga shumë skuadra të Formula 1 me Ferrarin në krye, që vendosën në këtë mënyrë të apelojnë zyrtarisht për të. Por në fund McLaren vendosi që të mos vijojë me procesin e apelit duke pranuar vendimet e FIA, të njëjtën gjë e bëri edhe Williams. Por edhe në këtë rast ka dyshime dhe gojët e liga flasin se Williams furnizohet aktualisht me motorët Mercedes, ndërsa McLaren do ta ketë këtë mundësi vitin e ardhshëm. Tashmë kjo cështje I kalon Gjykatës Ndërkombëtare të Apelit në FIA.
Sfidanti.al