Testi i alkoolit jo i rregullt; Brozovic i kthehet patenta e makinës

Marcelo Brozovic i kthehet patenta e makinës. Futbollisti i Interit u ndalua nga karabinierët në Milano në 11 korrik pasi kaloi me semafor të kuq  dhe pasi iu nënshtrua një testi të alkoolit. Ky është vendimi I marrë nga gjykatësi i pajtimit duke pranuar apelin e bërë nga avokati i mesfushorit Danilo Buongiorno.

Pasi u ndalua se kishte thyer kodin e qarkullimit rrugor, ushtarakët i kryen testin e alkoolit Brozovic ku ai rezultoi pozitiv, por e kishte kaluar shumë pak limitin e lejuar. Avokati në fakt gjatë apelit bëri të ditur se vlera e zbuluar ishte në kufijtë e lejuar dhe se nuk ishte marrë parasysht toleranca e lejuar e gabimit të aparatit. Apeli u pranua dhe më pas futbollistit iu kthye patenta.

Sfidanti.al