Matthijs De Ligt festoi këtë të mërkurë 21 vjec; një ditëlindje që mbrojtësi holandez i Juventusit e kaloi në sallën e operacionit duke qenë se iu nënshtrua një ndërhyrjeje në shpatull në Romë për të zgjidhur problemin e artikulacionit që torturoi në pjesën e fundit të kampionatit. Qendërmbrojtësi mbërriti në kryeqytetin italian dhe bashkë me të ishin e fejuara Annekee Molenaar dhe dr. Luca Stefanini, mjeku i Juventusit.
Pas operacionit De Ligt do të duhet të ndjekë një protokoll rehabilitimi prej rreth 3 muajsh që do të thotë se rikthimi i tij në fushë do të jetë në muajin nëntor. Është ky një problem për trajnerin Andrea Pirlo që nuk do të ketë në dispozicion holandezin në fazën përgatitore për sezonin e ri. Lajm i mirë për të është rikthimi i Demiral ashtu sikurse edhe ai i Chiellinit që janë riaftësuar nga dëmtimi në gju. Në këtë pikë ai që është i sigurt është Bonucci, ndërsa Rugani vështirë se do të konfirmohet. Ja sepse te Juventusi mund të mendohet për të sjelle në Torino një mbrojtës tjetër për t’i dhënë mundësi manovrimi Pirlos.
Sfidanti.al