Dhjete skuadrat pjesemarrese te Formula 1 perfituan 47 milione Dollare me pak ne total ne krahasim me vitin e kaluar gjate sezonit te pare nen administrimin e Liberty Medias. Ne fakt ishte vene re prej kohesh nje renie e te dhenave financiare te skuderive ne kete kampionat. Keshtu pagesat ne drejtim te skuadrave ishte 5% me e ulet nga 966 milione Dollare ne 2016 ne 919 milione dhe eshte hera e pare qe te ardhurat e skuadrave pesojne renie.
Ne te njejten kohe, Liberty zbuloi se kane rene edhe te ardhurat e Grupit F1, me 12 milione Dollare, nga 1 mld e 796 mln Dollare ne 1 mld e 784 mln Dollare.
Renia e te ardhurave te skuadrave shpjegohet me faktin se ne kalendarin e boterorit te Formula 1 ishin 20 gara dhe jo 21. Per me teper, ky kampionat humbi edhe 2 sponsore me peshe gjate kalimit te pronesise nga Ekleston te Liberty dhe behet fjale per UBS dhe Allianz.
Nje tjeter faktor qe ndikoi ne uljen e te ardhurave te skuadrave te Formula 1 ishte dhe kostoja e ndertimit te selise se re te Liberty Medias ne Londer qe u shoqerua edhe me nje rritje te punonjesve.
Sfidanti.al