Të duash të rrëzosh mbretin nga froni ,por nga ana tjetër, të pretendosh çiltersi me bilbil nga arbitrat, kjo që kërkon Partizani, duket si ajo puna e historisë me qiqrrat në hell. Edhe për ndeshjen në Durrës, ku goli që sajoi portieri Moçka, mu në sekondat e fundit, mund të mos prekej për hatër të veprës së tij mrekulluese, paska ka lënë shijen e njohur për “demat”…atë të vrasjes me minutat që shtohen pa limit. Një gol i paparë, me shije të rallë në një kampionat, sidomos kur kujton se portierët prangosen shpesh tek shtyllat e portës, paska lindur nga mëkati i njohur dhe vjetër, më shumë shqiptar se sa eruopian. Arbitri ka lëvizur akrepat e ores deri sa të ndodhte “mrekullia Moçka”.
Ishte aq i bukur në përjetim goli që lindi nga mëkati , sa do të pranonim me qejf si ngushëllim, edhe një herë, frazën e dykuptimshme të Starovës se ky sezon paska qënë i mallkuar. I mallkuar nga brenda, kur në lojën e fronit treguan mëndjelehtësi për të rrëzuar “mbretin” Duka, i mallkuar edhe nga jashtë, kur Italia nuk e mbajti për vete krijesën e saj, Moxhi, duke ia shitur shumë shtrenjtë “demave”..si një ikonë për të trazuar më shumë trafikun drejtues te klubit.
Do të ishte një mëndjelehtësi e kulluar nëse Partizanin e këtij sezoni do ta gjykonim si një viktimë të dyfishtë, ku fati krijon një amalgamë mes ndëshkimit të arbitrave dhe ndëshkimit që i vjen nga qielli. Ajo që ndodhi më Skënderbeun, kur Partizani e kërkoi me heroizëm golin tek porta e Skënderbeut, dhe e gjeti në portën e vet, me kokën e mbrojtësit Gojkovi[. Ishte kulmi i autondëshkimit. Një faturë që Partizani nuk do të kishte dashur ta paguante nga xhepi i tij, pale kur kujton betejat me Skënderbeun, sipas zakonit të sistemit, nuk të japin shans të flaësh për mallkime shtrigash, sepse loja jonë ka shtrigat e veta…
Sfidanti.al