Në 17 tetor, Kimi Raikkonen do të festojë 41 vjetorin e tij të lindjes dhe kjo do të ndodhë, 6 ditë pasi të ketë vendosur një rekord në Formula 1 për numrin e garave të zhvilluara në këtë kampionat, kjo sepse nëse këtë fundjavë në Rusi, finlancezi do të barazojë llogaritë me Rubens Barrichellon, në Gjermani në Nurbrugring ai do të ketë thyer këtë këtë rekord. Pas kësaj Kimi do të thellojë avantazhin me ndjekësit e tij duke zhvilluar edhe 5 garat e fundit të një sezoni që do të jetë i 18 për të në Formula 1.
Në Rusi, Raikkonen do të shkojë në 323 gara të zhvilluara në Botërorin e Formula 1, po aq sa edhe braziliani ndërsa në Gjermani do të jetë i vetëm me 324 gara. Për momentin finlandezi duket disi i sigurt në këtë rekord duke parë Hamilton që është në kuotën e 259 garave të zhvilluara, ndërkohë që rreziku më i madh vjen nga Fernando Alonso që në 2021 rikthehet në Botërorin e Formula 1 kampionat ku ka zhvilluar 312 gara.
Sfidanti.al