‘Jam i fejuar dhe i dashuruar, nuk dua ndërhyrje, Me Dayane nuk flas prej kohësh, kjo të jetë e qartë-me këto fjalë Mario Balotelli mbyll cështjen e hapru nga Dayane Mello, konkurrente e programit televiziv ‘Grande FratelloVIP’ në Itali ku ajo rrëfeu se kishte ende ndjenja për sulmuesin italian.
Por Mario Balotelli tashmë ëshyë në një ,lidhje dashurie dhe këtë radhë e ka shumë seriozisht. Ajo që i ka rrëmbyer zemrën SuperMarios quhet Alessia Messina dhe futbollisti është i lidhur me të prej 1 muaji. Madje Balotelli ka shkuar edhe në Sicili për të takuar prindërit e saj, një tjetër provë që tregon se futbollisti këtë radhë është serioz në këtë histori dashurie.
Sfidanti.al