Një mbrojtës i majtë dhe një sulmues u djathtë, Juventus po punon në këto dy zona të fushës për të përforcuar skuadrën në dispozicion të Andrea Pirlos. Nëse për krahun e majtë të dhënat të cojnë te Emerson Palmieri, në krahun e djathtë gjithcka varet nga Douglas Costa me brazilianin që pa t’i sfumohen disa hipoteza që e conin atë drejt Premier Leagues dhe kjo ka bërë që të frenohen blerjet te Zonja e Vjetër.
Nuk është një mister, që Juventus nuk e ka shuar interesin për Federico Chiesa, që është objektivi kryesor I Paratici, që sigurisht nuk është i lehtë për t’u arritur. Por pëlqehet edhe El Sharaawy, por për momentin në këtë rast gjithcka ka mbetur pezull. Dhe tani së fundmi në listën e kandidaturave shënohet sërish emri i Ousmane Dembele
Sulmuesi francez për të cilin Barcelona pagoi shumë në 2017 për t’ia marrë Borussias së Dortmundit i ka zhgënjyer të gjithë te skuadra katalanase. Eksperienca e tij me blaugranat pati shumë ulje ngritje për shkak të karakterit të tij e sidomos dëmtimeve të njëpasnjëshme. Ideja tani është që ta shkëmbejnë atë me Douglas Costa edhe ky një futbollist shumë i mirë por i penalizuar nga problemet fizike.
Barcelona dhe Juventus kishin folur për mundësinë e një shkëmbimi të tillë gjatë bisedimeve për Pjanic dhe Arthur dhe duket se kjo cështje është rikthyer sërish si temë diskutimi. Një lojë huazimesh që mund të rigjenerojë të dy futbollistët dhe që mund të kënaqë edhe Pirlon e Koeman.
Sfidanti.al