Milan, Covid 19 nuk kursen as Zlatan Ibrahimovic

Edhe Zlatan Ibrahimovic preket nga coronavirusi. Pozitiviteti i suedezit u zbulua pas testeve të radhës me tampon të kryera nga klubi kuqezi pas rastit Duarte, i cili rezultoi pozitiv me coronavirus në testet e së mërkurës. Ibrahimovic tani do të duhet të qëndrojë në izolim në pritje të negativizmit.Vetë futbollisti konfirmoi se është asimptomatik madje nuk harroi të bëjë ironinë e zakonshme për coronavirusin në rrjetet sociale.

‘Milan komunikon se Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv në testin me tampon të kryer përpara ndeshjes me Bodo/Glimt. Tashmë janë informuar autoritetet shëndetësore kompetente, futbollisti menjëherë hyri në karantinë në banesën e tij. Të gjithë testet e tjerë me tamponë dolën negativë-lexohej në komunikatën e Milanit

Ndërkaq Zlatan Ibrahimovic në  një postim të tij në rrjetet sociale u shpreh: ‘Dola negativ në testet e djeshme, pozitiv në ato të sotmet-shkruante Ibrahimovic-nuk kam simptoma. Covid pati kurajon të më sfidojë, ide shumë e keqe’.

Ibrahimovic pas këtij rezultati tani do të duhet të heqë dorë nga transferta e Milanit me Crotonen në sfidën e parashikuar të luhet ditën e diel dhe ndoshta edhe sfida e playoffit në Europa League. Gjithcka do të varet nga rezultati i testeve të tjerë me tampon.

Sfidanti.al