Fiton Golden Stejti: Jemi gati, e dimë ç’duhet bërë në plej of

Stefën Kërri nuk është kthyer ende, por versioni më i mirë i Golden Stejt Uorriorsit, po. Kampionët në fuqi të NBA-së fituan me nivel të lartë sfidën e parë të plej ofit, atë në shtëpi ndaj San Antonios. Në atë që dikur mund të kishte qenë finalja e Konferencës Perëndimore, ekipi nga Kalifornia u udhëhoq nga kapiteni Klej Tompson dhe nga Kevin Duranti, për të fituar 113-92 (+21 pikë).

Tompson shënoi 27 pikë, Durant realizoi 24, kapi 8 topa në tabela dhe shërbeu 7 asistëm, pa harruar të vjedhë dy topa, ndërsa Drejmond Grin ishte pranë një tripëll dabëlli. Grin pati 12 pikë, 8 topa në tabela e 11 asistë, plus 2 vjedhje topi e një bllokim gjuajtjeje.

“Padyshim që kjo ndeshje tregoi se cili është qëllimi ynë, – tha Tompson më pas, – ne nuk e përfunduam siç duhet sezonin e rregullt, por plej ofi është ndryshe. Ne e dimë sesa të talentuar jemi, e dimë sesa të mirë jemi. Kemi qenë edhe më parë në këto nivele dhe e dimë se çfarë duhet për të fituar”.

Ndeshja e dytë luhet në San Antonio, dhe trajneri Stiv Kerr e di se nuk ka asgjë të sigurt për Golden Stejtin e tij, ndërsa Kërri nuk do të jetë fare në raundin e parë. Shpresohet që ai të jetë gati për gjysmëfinalet e Konferencës, nëse Uorriorsi kualifikohet.

Sfidanti.al