Prej 11 vitesh Ferrari nuk arrin të fitojë një Botëror të Formula 1 e megjithatë është skuderia që përfiton më shumë të ardhura nga rezultatet e arritura në cdo sezon. viti 2018 nuk bën përjashtim në këtë aspekt, sepse Kokëkuqja italiane e ka përsëritur sërish këtë rezultat financiar
Sipas ‘RaceFans’, Ferrari që Botërorin e Formula 1 të 2018 e mbylli në vendin e dytë, do të sigurojë 180.42 milionë Euro, ndërkohë që shpërblimi total i akorduar nga Liberty Media është 880 milionë Euro. Në vendin e dytë gjendet skuadra kampione e Formula 1 Mercedes me 177 milionë Euro, ndërsa podiumin e plotëson Red Bull me 152 milionë Euro.
Vlen të përmendet rritja e të ardhurave nga ana e Meklarenit që i jep mundësinë e zgjerimit të personelit në fabrikën e saj në Uoking. Kujtojmë se të ardhurat që përfitojnë skuadrat përpara fillimit të sezonit vjen nga të drejtat komerciale të cirkuitit që ndahet në 3 pjesë. Pjesa e parë është shuma e marrë nga skuadrat që janë renditur mes 10 më të mirave në 3 sezonet e fundit. Pjesa e dytë është shuma që merret nga skuadrat në varësi të pozicionit të zenë në sezonin paraardhës. Ndërsa pjesa e tretë është kategoria ‘të tjera’ dhe përfshin shifrën 8.8-30.8 milionë Euro që përfitojnë Uilliams, Red Bull dhe Mercedes si skiuadrat që kanë firmosur të parat Paktin e Konkordit të Berni Ekleston në 2013 dhe për arritjet e tyre respektive sportive.
Por jo vetëm kaq, Ferrari, Mercedes, Meklaren dhe Red Bull përfitojnë të ardhura shtesë nga fitoret e arritura në 4 sezoner e fundit, ndërsa Ferrari siguron fitim ekskluziv nga pjesëmarrja në të gjitha edicionet e Botërorit të Formula 1.
sfidanti.al