Ferrari përshëndet Vettel: Do jesh gjithnjë pjesë e familjes sonë

Gara e Abu Dhabit nuk mbylli vetëm sezonin 2020 të Formula 1, por i dha fund edhe aventurës së Sebastian Vettel me Ferrarin. Për këtë arsye skuderia italiane vendosi të nderojë dhe t’i bëjë homazh publik pilotit gjerman nëpërmjet rrjeteve sociale

‘Faleminderit Seb që ishe vetvetja. ja dhe gara jote e fundit me ne. do të na mungosh, por do të jesh gjithnjë pjesë e familjes Ferrari-shkruante skuderia nga Maranello në postimin e saj në rrjetet sociale.

sfidanti.al