Schalke nën shok; Uth humbet ndjenjat për disa minuta pas një përplasjeje

Moment i një frike të madhe u shënua pasditen e së dielës në ndeshjen e Bundesligës mes Augsburgut dhe Schalke. Sulmuesi Mark Uth humbi ndjenjat pas një përplasjeje me Felix Uduokhai dhe Rani Khedira dhe kërkoi menjëherë ndërhyrjen e mjekëve të skuadrës që hynë në fushën e lojës përpara se ta nxirrnin atë nga fusha e lojës. Futbollisti humbi ndjenjat për disa minuta dhe në fushë paniku ishte i madh. Më pas Uth u zëvendësua përpara se të transportohej në spital për kontrolle.

sfidanti.al