Media angleze: Juve do Pogbanë me huazim në merkaton e janarit

Gjithcka nis nga ‘Mirror’ sipas së cilës Juventus po lëviz për të marrë Paul Pogba me huazim në janar duke shfrytëzuar edhe vullnetin e futbollistit për t’u larguar nga  Manchester United. Ndërsa ‘Express’ nëpërmjet artikullit me titullin ‘Juventus po tallet’, i përkufizoi bardhezinjtë të pafytyrë. Pra anglezëve u duket absurde që një klub që mori 89m milionë Paund nga shitja e futbollistit që ta marrë atë pa i dhënë asgjë Manchester United, duke përifitua nga dëshira e  Pogba që të ndërrojë ambient dhe raportet e mira me agjentin e tij Mino Raiola

Por në mes të kësaj lufte mediatike hyn në mes vetë protagonisti, Paul Pogba që përdori rrjetet sociale për t’u shfaqur besnikërinë Djajve të Kuq. ‘gjithnjë kam luftuar e do të luftoj për Manchester United, shokët e skuadrës dhe tifozët. Të gjitha fjalët që kanë dalë nuk kanë rëndësi. E ardhmja është larg, sot ajo që ka rëndësi është se jam 1000% i fokusuar. Gjithnjë të fortë së bashku. mes meje dhe klubit gjithcka ka qenë e qartë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë’-shkruante Pogba në profilin e tij në Instagram.

sfidanti.al