Në ditën kur Ferrari prezantoi zyrtarisht skuadrën për sezonin e ri të Formula 1, (makina FS21 do prezantohet në 10 mars), Mattia Binotto nuk i fshehu objektivat e Kokëkuqes pas një viti 2020 krejtësisht për t’u harruar.
‘2021 do të jetë një vit i rëndësishëm me sfida të mëdha, me buxhet të kufuzyar dhe një cift të ri pilotësh. Makina e 2020 është ende për t’u projektuar dhe do të jetë krejtësisht e re-tha Drejtori i Ferrarit-rrugëtimi që na pret është i gjatë dhe me pengesa. Do të ketë momente kur do të bëjmë gabime, disa të evitueshme e të tjerë ndoshta të patolerueshëm. por ajo që ka rëndësi është sesi ne si skuadër do të mësojmë të rritemi me shpirtin e duhur’
Binotto dhe Ferrari do t’i besojnë Charles Leclerc dhe Carlos Sainz Jr për t’u rikthyer në nivelet më të larta në Formula 1
‘Për të arritur objektivat tona, këtë vit kemi formuar një cift të ri pilotësh, Sainz dhe Leclerc, më të rinjtë në skuderinë Ferrari që nga 1968-shtoi Binotto-rreth tyre kërkojmë që të ndërtojmë të ardhmen pasi edhe ata janë të ndërgjegjshëm se janë pjesë e kësaj historie të gjatë dhe të jashtëzakonshme të Ferrarit.
sfidanti.al