Federika Pelegrini e ka seriozisht: Po mendoj te le notin

Federika Pelegrini po e mendon seriozisht terheqjen perfundimtare nga garat e notit. Vete notarja italianeqe tashme eshte 30 vjec e theksoi kete ne nje interviste per te perjavshmen ‘Chi’.

‘Po e mendoj seriozisht terheqjen nga garat e notit-tha Pelegrini ne intervisten e saj-zemra me thote qe te ndalem pas zhgenjimeve qe perjetova jashte pishinave, ndersa mendja me thote te vazhdoj. Ne vjeshte do te vendos perfundimisht cfare do te bej me jeten time’.

Pelegrini foli edhe per raportin e saj me ish te dashurin e saj Filipo Manjini i cili duket se ka larguar perfundimisht ate nga jeta e saj.

‘Manjini? Kemi shkeputur cdo raport qe kur u largua nga shtepia ime-vijoi Pelegrini-as nuk me uroi ditelindjen. Me fshiu krejt nga jeta e tij, ndoshta ka meri sepse isha une qe e lashe, nderkohe qe une vete nuk kam asnje problem me te. Pas tij kam jetuar nje histori te shkurter, por kam gjithnje dyshimin se ai qe lidhet me mua nuk do thjesht Federiken, por personazhin e saj’.

Sfidanti.al