Lojërat Olimpike do të zhvillohen apo jo? Kjo është pyetja që ngre Roger Federer që është gati të rikthehet në fushat e lojës, duke kërkuar qartësi për programet olimpike. Lojërat Olimpike janë përcaktuar të zhvillohen në 23 korrik-8 gusht të këtij viti pasi u shtynë për shkak të pandemisë coronavirus.
Por në Japoni është rritur vala e protestave dhe në Tokio gjendja e emergjencës është shtyrë deri në fund të muajit maj, madje edhe udhëtimi i presidentit të IOC, Thomas Bach është shtyrë
‘Që të jem i sinqertë nuk e di se cfarë të mendoj-tha Federer për median zvicerane-do të më pëlqente të luaja në Tokio, të fitoja një medalje për Zvicrën, do të më bënte krenar. Por nëse kjo nuk do të ndodhë për shkak të situatës, do të jem i pari që do të mirëkuptoj. Mendoj se ajo që kanë nevojë sportistët është vendimi; do të zhvillohen Olimpiket apo jo? Për momentin kemi përshtypjen se do të zhvillohen. Dimë që është një situatë fluide dhe mund të vendosim nëse mund të marrim pjesë apo jo. Por nëse kupton se ka shumë kundërshtime, ndoshta është më mirë që të mos shkojmë. Nuk e di’..
Ndërkaq, në Japoni është bërë një peticion për anulimin e Lojërave duke mbledhur 350 mijë firma në 9 ditë në Japoni. Por si Komiteti Organizativ ashtu edhe IOC kanë konfirmuar mbajtjen e Olimpikeve të Tokios.Ditët e kaluara, Rafael Nadal dhe Serena Williams deklaruan se nuk janë ende të sigurt nëse do të nisen për në Tokio Ndërsa Naomi Osaka dhe Kei Nishikori nënvizuan se duhet të studiohet me vëmendje zgjedhja për të zhvilluar Lojërat Olimpike gjatë një pandemie.
Sfidanti.al