Është Daniel Riçardo ai që fitoi provat zyrtare në ndalesën e radhës së Botërorit të Formula 1, Çmimin e Madh të Monacos, një garë kjo ku fitimi i pole positionit merr një rëndësi shumë të madhe duke marrë parasysh karakteristikat e pistës së Principatës. Piloti australian i Red Bull, ishte i pakapshëm nga të tjerët dhe vendosi një rekord në këtë ditë provash me kohën 1 minutë 10 sekonda e 810 të mijtat.
Në vendin e dytë u rendit piloti i Ferrarit, Sebastian Fetel me 229 të mijtat më shumë se Riçardo, ndërsa i treti u pozicionua kampioni i botës në fuqi, Ljuis Hamilton i ndjekur nga Kimi Raikkonen me Ferrari. Festa e Red Bullit do të ishte më e plotë nëse Maks Vershtapen do të kishte marrë pjesë në këto kualifikuese. Holandezi mungoi në këtë ditë provash për shkak të një aksidenti të pësuar në provat e treta të lira kur u përplas pas mureve mbrojtëse kështu që garën do ta nisë nga vendi i fundit.
sfidanti.al