Drejtuesit e Mançester Junajtid kane vendosur te bejne gjithçka per te kenaqur trajnerin Zhoze Murinjo. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mirror’, klubi anglez ka bere gati nje fond te konsiderueshem per t’ia vene ne dispozicion teknikut portugez per merkaton e transferimeve.
Gjithnje sipas ‘Daily Mirror’, Mançester Junajtid do te akordoje 285 milione Euro per te bere blerje te reja. Mesohet se dy prej objektivave te merkatos se Djajve te Kuq jane duke u arritur dhe behet fjale per Aldervajreld dhe Fred edhe pse ky i fundit ka deklaruar se do te nise negociatat me klubin anglez pas perfundimit te Boterorit.
Sfidanti.al