F1, Mercedes mbetet i argjendtë; prezantohet makina W10 e Hamilton

Në Botërorin e Formula 1 ka nisur ‘festivali’ i prezantimit të makinave të reja në prag të sezonit të ri. Këtë të mërkurë i takoi skuadrës kampione bote në fuqi, Mercedes që të zbulojë makinën që do të përdorin Ljuis Hamilton dhe Valteri Botas W10 EQ Power.

Ajo që vlen të theksohet është se telajo e kësaj makine do të vazhdojë të jetë me ngjyrë të argjendte, dicka që në ditët e fundit u vu në dyshim, ndërkohë që një pjesë e saj do të jetë me ngjyrë të gjelbër, që është ajo e sponsorit kryesor të skuderisë gjermane, Petronas. Me këtë makinë, Ljuis Hamilton do të kërkojë të mbrojë sërish titullin knga sulmet e Fetelit dhe Ferrarit të tij

Makina ka ndryshime në pjesën e krahut të pasëm të saj që ka një ngushtim, ndërkohë që turiri i makinës ka mbetur i njëjti me atë të makinës së vitit të kaluar. Krahu i përparmë i makinës është i përbërë nga 5 elementë të thjeshtë të përcaktuar në bazë të rregullores së re. Pas dy ditësh do t’i takojë Ferrarit të të zbulojë makinën e re të tij me të cilën do të tentojë të zbresë nga froni rivalët e Mercedes.

sfidanti.al