Barcelona i mohon rinovimin Rakitic; Inter dhe Juventus ëndërrojnë kroatin

Ivan Rakitic është gjithnjë e më larg Barcelonës. Mesfushori kroat në të vërtetë nuk e dëshiron largimin nga skuadra katalanase, por sjellja e drejtueve të klubit kampion të Spanjës po bën që ai të mendojë seriozisht të nisë kërkimet për një skuadër tjetër për të vijuar kërkimet.

Barcelona duket se ka vendosur të mos i ofrojë rinovimin e kontratës Ivan Rakitic, rinovim që do të shoqërohej edhe me një rritje të pagës së tij dhe kjo ka bërë që disa skuadra të ëndërrojnë për blerjen e kartonit të tij. Në Itali, Interi dhe Juventus duket se do të nisin një garë për Ivanm Rakitic, ndërkohë që të interesuar për të duket se janë edhe Mancester Junajtid, Celsi e Bajerni i Mynihut me këto të fundit që kanë nisur të monitorojnë situatën e lojtarit.

Sipas të përditshmes ‘Sport’, Rakitic, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në 2021, verën e kaluar refuzoi një ofertë të Paris Sën Zhermenit. Barcelona ia kishte bërë të qartë kroatit qëndrimin e saj në momentin që ai e refuzoi këtë ofertë të francezëve duke i thënë: Nëse qëndron e di shumë mirë se nuk do te ketë rritje page’, qëndrim që nuk ndryshoi as në muajt në vazhdim

Rakitic nga ana e tij ka nisur të bëjë presionin e tij duke i ka të ditur presidentit Bartomeu se shumë skuadra janë të interesuara për të, por nëse kreu i Barcelonës nuk e bën shpejt lëvizjen e tij, atëherë me shumë mundësi ai do të largohet nga Katalunja. Klauzola e kontratës së Rakitic me kampionët e Spanjës është 125 milionë Euro, por duke parë edhe blerjet e De Jong e ndoshta edhe të rabiot, që të dy në repartin e mesfushës, atëherë Barcelona mund të kërkojë një shifër më të ulët për kartonin e Rakitic, shifër që gjithsesi nuk do të jetë më e ulët se 65 milionë Euro

sfidanti.al