Mercedes rikthehet të dominojë në një pistë të formula 1. Skuderia gjermane ishte më e shpejta në ndalesën e 8 të këtij Botërori, në Cmimin e Madh të Francës ku ai që shkëlqeu ishte Ljuis Hamilton. Piloti britanik, kampioni në fuqi i botës fitoi pole positionin e kësaj gare dhe të 86 në karrierë me kohën 1 minutë 28 sekonda e 319 të mijtat.
ai që vijoi paraqitjen fantastike të Mercedes ishte Valteri Botas me vendin e dytë, ndërkohë që në të tretin u rendit piloti i Ferrarit, Sharl Lëklerk që do të startojë garën nga vija e dytë ku përkrah do të ketë Maks Vershtapen që shënoi kohën e katërt më të mirë.
Rishfaqet Meklaren që siguroi vendin e pestë në këto prova kualifikuese me Lando Norris, ndërkohë që zhgënjimi i madh ishte Sebastian Fetel që një ditë më parë pa t’i refuzohet kërkesa e Ferrarit për rishikimin e vendimit të penalizimit nga komisarët e garës së Kanadasë. Piloti gjerman nuk shkoi më shumë se vendi i 7 në provat zyrtare të cmimit të Madh të Francës, ndërkohë që surpriza e vërtetë ishte Antonio Xhovinaci që u rendit në vendin e 10.
sfidanti.al