Bota e futbollit italian është në ankth për Gigi Simonin. Ish trajneri i Interit, tashmë në moshën 80 vjecare, u shtrua në spital në gjendje të rëndë në repartin e terapisë intensive në spitalin Cisanello të Pizës pasi u ndje keq teksa ishte në shtëpinë e tin në San Piero a Grado.
Gjendja klinike e tij është në monitorim të vazhdueshëm, ndërkohë që pranë tij janë familjarët dhe njerëzit më të afërt të tij. Gigi Simoni iu dedikua futbollit për 60 vjet dhe vetëm disa vite më parë u tërhoq duke iu dedikuar jetës private pasi kreu dhe detyrën e drejtuesit të Gubios. Si futbollist, Gigi Simoni ka fituar Kupën e Italisë me Napolin në sezonin 1961-62 dhe kampionatin italian të Serie B me Xhenoan në sezonin 1967-68.
Simoni e ka më të pasur palmaresin e tij si trajner pasi në 1993 fitoi Kupën Anglo italiane me Kremonezen, një Kupë UEFA me Interin në 1997/98, vit ku atij iu dha edhe cmimi i Pankinës së Artë si trajneri italian më i mirë si dhe 5 tituj të Serie B, 3 me Xhenoan dhe 2 me Pizën.
sfidanti.al