Guardiola është i fiksuar; Mancester Siti ofron mbi 100 milionë Euro për Kulibali

36 milionë Eurot e klauzolës së zzgjidhjes së kontratës së Kostas Manolas me Romën që Napoli duhet të japë, konsiderohet një shifër e lartë për presidentin, De Laurentis. Megjithatë kjo nuk e pengon atë që të insistojë për të siguruar shërbimin e qendërmbrojtësit grek, duke qenë se Napolit i duhet të përforcohet në mbrojtje pas largimit të Albiol dhe Cirices.

Megjithatë kjo situatë mund të zgjidhet dhe Mancester Siti mund t’i japë një dorë De Laurentis, por që kërkon sakrifikimin e një pike të fortë të Napolit sic është Kulibali. Sipas asaj që publikohet në median britanike, kampionët e Anglisë janë gati të ofrojnë 120 milionë Euro për kartonin e mbrojtësit senegalez për të plotësuar edhe një kërkesë të trajnerit Pep Guardiola që e pëlqen shumë.

Është kjo një ofertë e vështirë për t’u refuzuar, kjo sepse mund të ndihmojë jo pak Napolin në manovrat e tij në merkaton e transferimeve sic është ideja për të sjellë në Serinë A, Hames Rodrigez.

sfidanti.al