F1 kërkon të kufizojë pagat e pilotëve, a do të pranojnë Hamilton e Verstappen?

Formula 1 po mendohet për një masë që ka të bëjë me pilotët dhe bëhet fjalë për një masë në aspektin financiar. Pasi pezulluan  vendimet për telajot dhe  motorët, FIA dhe Liberty Media duan të vendosin një kufi maksimal mbi pagat e pilotëve. Sipas disa zërave, është përcaktuar edhe ky kufi; cdo skuadër mund të shpenzojë deri në 30 milionë Dollare për dy pilotët titullarë dhe ata rezervë që do të shpërndahen në  bazë të akorsdeve për kontratat individuale, ndërsa bonuset dhe të drejtat personale të imazhit janë përjashtuar

Për të kuptuar më mirë këtë ide, Mercedes rinovoi kontratën me Lewis Hamilton për 2021 me rreth 40 milionë Euro dhe me Valtteri Bottas  për 9 milionë Euro. Në total, hshifra e shpenzuar për pagat e tyre është më e lartë se kufiri për të cilin po bëhet kjo hipotezë

Te Red Bull, Max Verstappen deri në fund të këtij viti mund t’I gëzohet pagës së majme të garantuar nga Honda prej rreth 35 milionë Eurosh, ndërsa Charles Leclerc përfiton nga Ferrari një pagë prej 9 milionë Euro.

Sfidanti.al