Ferrari dhuron spektakël në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Belgjikës në ndalesën e radhës së Botërorit të Formula 1. Pilotët e Kokëkuqes italiane Sharl Lëklerk dhe Sebastian Fetel ishin të papërmbajtshëm në këto kualifikuese të zhvilluar në pistën e SPA duke bërë që të zënë dy vendet e para që do të thotë se ata kanë pushtuar të gjithë vijën e parë të startit të garës të së dielës.
Lëklerk ishte ai që mori maksimumin nga këto prova duke fituar edhje polë position duke e përshkuar pistën me kohën 1 minutë 42 sekonda e 519 të mijtat, duke e lënë pas shokun e tij të skuadrës, Sebastian Fetel me një kohë 7 të dhjetat më të lartë se e tij. akoma më larg ishte mercedes që këtë radhë nuk diti t’i përgjigjej skuadrës kundërshtare me Ljuis Hamilton që u rendit në vendin e tretë që do të thotë nisje nga vija e dytë e startit të garës përkrah finlandezit Valteri Botas që vetëm 1 ditë më parë u konfirmua si pilot i skuderisë gjermane edhe për vitin 2020.
sfidanti.al